Katër gola në “Fadil Vokrri”, Prishtina dhe Gjilani ndajnë pikët

Ka përfunduar pa fitues derbi i javës së 15-të të Superligës.
Prishtina dhe Gjilani kanë barazuar me rezultat 2-2 në ndeshjen që u zhvillua në “Fadil Vokrri” në kryeqytet, shkruan Indeksonline.
Golat për Prishtinën i shënuan Shabani në minutën e 43-të dhe Prapashtica në minutën e 63-të të ndeshjes.
Ndërsa të dy golat për “Skifterat” i realizoi Albert Dabiqaj (58’ dhe 74’).
Prishtina dhe Gjilani ndajnë pozitat 3 dhe 4 me nga 23 pikë të grumbulluara me skuadrën e Munishit që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /IndeksOnline/