Katër gra, u rrahën nga burrat e tyre në rajonin e Prishtinës

Rastet e dhunës në familje janë të shpeshta në çdo raport policor.
Njësoj ka ndodhur edhe në këtë 24- orësh të fundit ku vetëm në rajonin e Prishtinës, janë paraqitur katër raste të dhunës në familje, raporton IndeksOnline.
Siç njofton policia në mes të ditës në Fushë-Kosovës është arrestuar një burrë, meqë ai kishte ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij. Policia njofton se me vendim të prokurorit palët janë liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
Ndërsa një rast tjetër ka ndodhur në Drenas ku një burrë është shoqëruar në polici pasi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij. Prokuroria edhe pas këtij rasti ka lëshuar palët me procedurë të rregullt.
Një tjetër rast ka ndodhur në Podujevë, ku një person është arrestuar pasi kishte ushtruar dhunë ndaj gruas së tij. E në Fushë- Kosovës është paraqitur edhe një rast i dhunës në familje. Më saktësisht në ora 17:30 në polici gruaja ka raportuar burrin e saj, i cili kishte ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Viktima nuk ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./IndeksOnline/