75 Mall Live Search
09:38 / E Enjte, 15 Janar 2026 / P M

Katër kandidatë në garë për anëtarë të KGJK-së nga radhët e gjyqtarëve të Gjykatës Supreme

Gjykatësit Mejreme Memaj, Bashkim Hyseni, Franciska Zhitija dhe Rrustem Thaqi, janë kandidatë për dy pozita për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

KGJK-ja në takimin e 357-të kishte shpall konkursi për dy pozita të anëtarit nga radhët e gjyqtarëve që vijnë nga Gjykata Supreme apo Dhomat e Posaçme të kësaj gjykate.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka bërë publike listën me emrat e dy kandidateve për një pozitë për anëtare të KGJK-së nga radhët e Gjykatës së Apelit dhe ato janë: Mirlinda Bytyqi-Rexhepi dhe Afërdita Bytyqi.

Ndryshe, gjykatësja Bytyqi-Rexhepi punon si gjykatëse në këtë gjykatë me lëndë të natyrës civile, ndërkaq gjykatësja Afërdita Bytyqi në Departamentin Special, duke mbajtur edhe pozitën e shefes së këtij departamenti, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Kujtojmë se në takimin 357-të, KGJK-ja kishte vendosur të shpallej konkurs për një pozitë të anëtares nga radhët e gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit.