75 Mall Live Search
22:01 / E Enjte, 23 Janar 2025 / Z S

Katër kandidatët e LDK-së në Istog po marrin përkrahje të fuqishme në garën për deputetë

Kandidatët e LDK-së për deputet, Shkëmb Manaj, Serbeze Kabashi-Muçaj, Besim Mulaj dhe Lisa Ruogova kanë marrë përkrahje të fuqishme në Shushicë dhe Kaliqan.

Kjo pas një tubimi të zhvilluar me banorët e kësaj ane. Kjo është bërë e ditur nga ana e kryetari të Istogut, Ilir Ferati në rrjetin social në Facebook.

‘’Shushica dhe Kaliqani ishin ngritur në këmbë për ndryshim, janë ngritur në këmbë për LDK-në dhe tashmë nuk ka kush që e ndal këtë kushtrim’’, ka shkruar Ferati.

Kështu, le të bëhemi bashkë – më 9 shkurt, le të ringritemi si një, ka shkruar Ferati./Indeksonline/