Kater lojtarë i bashkohen sot stërvitjes së Kosovës, pushuan dy ditë!
Kombëtarja e Kosovës edhe sot do t’i vazhdojë përgatitjet për ndeshjen e parë të këtij muaji, ndaj Sllovenisë.
Pardje dhe dje, trajneri Franco Foda mbajti seancë stërvitore, por jo me ekip të plotë, shkruan Indeksonline
Munguan katër lojtarë. Bëhet fjalë për: Vedat Muriqin, Amir Rrahmanin, Elvis Rexhbeçaj dhe Muharrem Jasharin.

Kjo katërshe pritet t’i bashkohet grupit stërvitor gjatë ditës së sotme dhe trajneri gjerman nga sot do ta ketë ekipin e plotë për t’u përgatitur edhe taktikisht për përballjen ndaj Sllovenisë.
Kujtojmë që ndeshja ndaj Sllovenisë zhvillohet të shtunën, kurse pas tri ditësh luan në “Fadil Vokrri” ndaj Zvicrës./Indeksonline/


