75 Mall Live Search
08:48 / E Martë, 10 Mars 2026 / G T

Katër lojtarë të Barcelonës rrezikojnë të humbasin ndeshjen e kthimit ndaj Newcastle

Barcelona sonte përballet me një sfidë të rëndësishme në “St James’ Park” kundër Newcastle, por disa nga lojtarët e saj duhet të jenë shumë të kujdesshëm gjatë ndeshjes.

Katër futbollistë të ekipit katalanas rrezikojnë të mungojnë në ndeshjen e kthimit nëse ndëshkohen me karton të verdhë në këtë përballje. Bëhet fjalë për Lamine Yamal, Fermín Lopez, Marc Casado dhe Gerard Martín, shkruan Indeksonline

Nëse ndonjëri prej tyre merr karton të verdhë në “St James’ Park”, ai automatikisht do të pezullohet dhe nuk do të jetë i disponueshëm për sfidën e dytë.

Kujtojmë që sonte nga ora 21:00 zhvillohet ndeshja e fazës eliminim direkt mes Newcastle dhe Barcelonës./Indeksonline/