75 Mall Live Search
13:08 / E Hënë, 25 Mars 2024 / L K

Katër lojtarë të Bayernit nisin stërvitjet individuale

Gjatë ditës së sotme, katër lojtarë të Bayernit kanë nisur stërvitjet në mënyrë individuale.

Bëhet fjalë për Harry Kane, Raphael Guerreiro, Noussair Mazraoui dhe Kingsley Coman të cilët mbajtën stërvitjet individuale në Sabener Strasse me trajnerin e fitnesit Holger Broich.

Kjo vjen pasi që këta lojtarë kanë pësuar lëndime, me Harry Kane që u detyrua të lëshojë kampin e Kombëtares Angleze në fundjavë.

Lojtarët po përgaditen që të rikthehen në formën e tyre më të mirë për ndeshjen derbi të fundjavës ndaj Borussia Dortmundit që do luhet në Allianz Arena./IndeksOnline/