11:15 / E Martë, 16 Gusht 2022 / C E

Katër lojtarë të Superligës së Kosovës transferohen te Sparta e Pragës

Sparta Praga në futsal ka prezantuar në ditët e fundit katër lojtarë që vijnë nga Superliga e Kosovës.

Klubi çek ka për trajner Beni Simitçiun, i cili njëkohësisht drejton Përfaqësuesen e Kosovës në futsal, ndërsa i njeh nga afër lojtarët e afruar së fundmi.

Fillimisht Sparta afroi në skuadër Jeton Rukovcin, kapiteni e Kosovës dhe ish lojtarin e Mabetex Prishtinës, ndërsa trajneri kishte fjalë të mëdha për të gjatë prezantimit.

“Jam shumë i lumtur që kemi arritur ta kompletojmë transferimin e Jetonit, pasi e njoh mirë nga ekipi kombëtar”, ka thënë Simitçiu i cili ka folur edhe për cilësitë e lojtarit, duke e cilësuar si majtak të jashtëzakonshëm dhe punëtor të madh.

Pas tij ishte radha e Drilon Maxharrajt, i cili kaloi në Çeki nga Liburni i Gjakovës.

Simtiçiu e ka cilësuar Drilonin si njërin prej talentëve më të mëdhenj në Ballkan, ndërsa e ka nënvizuar edhe faktin që është lojtar i Përfaqësuesës së Kosovës, shkruan Telegrafi.

I treti i prezantuar nga klubi çek ishte Melos Kelmendi që së fundmi luajti te Mabetex Prishtina.

Lojtar në përvojë në garat ndërkombëtare si Liga e Kampionëve, por edhe pjesë e Përfaqësueses së Kosovës.

I fundit që u prezantua, padyshim ishte transferimi më i rëndësishëm për Sparta Pragës, që rikthyen kapitenin e tyre, Azem Ibrahimin.

Ky i fundit ishte i angazhuar në Kosovës te kampioni Liqeni, ku luajti më shumë sukses.

Klubi është shprehur i lumtur me rikthimin e tij, ndërsa ka shtuar se do t’i ndihmojë tre lojtarët e lartcekur që të adaptohen në futsallin çek.

Sparta Praga do të tentojë të kthejë titullin, pasi herën e fundit e ka fituar në sezonin 2018/19.

Për këtë ka sjell edhe emra të tjerë në skuadër përveç katërshes shqiptare.