Katër muaj pas ndarjes, Shakira dhe Pique shihen bashkë në një stadium

Shakira dhe Gerard Pique u takuan sërish në një stadium katër muaj pas ndarjes së tyre.
Të dy shkuan në Valencia për të brohoritur djalin e tyre, Milan, në kampionatin spanjoll të bejsbollit U-11.
Ata u ulën në vende të ndryshme të tribunës, të ndarë me disa metra dhe e mbështetën qartë djalin e tyre, i cili po përballej me një ndeshje të rëndësishme.

