75 Mall Live Search
08:11 / E Mërkurë, 05 Mars 2025 / G T

Katër ndeshje të tjera të UEFA Champions Leagues zhvillohen sonte

Sonte (e mërkurë) zhvillohen edhe katër ndeshjet tjera të 1/8 së finales në UEFA Champions League.

Duke filluar nga ora 18:45, Feyenoordi e pret në shtëpi Interin nga Serie A, shkruan Indeksonline

Ndeshja e parë mes skuadrës holandeze dhe italiane zhvillohet në “De Kuip” në Rotterdam.

Tri përballjet e tjera, zhvillohen nga ora 21:00 dhe vëmendja më e madhe është në derbin gjerman, mes Bayern Munchenit dhe Bayer Leverkusenit.

PSG-ja e pret në shtëpi Liverpoolin në formë dhe Benfica e pret Barcelonën./Indeksonline/