Katër nga të dyshuarit për fajde mbeten në paraburgim, njëri nga ta lirohet
Katër nga të arrestuarit dje në aksionin e gjerë të Policisë së Kosovës në lagjen Marigona në Prishtinë, mbeten në paraburgim prej 30 ditësh.
Burime të Indeksonline mësojnë se Gjykata Themelore në Prishtinë ka marr vendim që katër të arrestuarit: Ismet Osmani (Curri), Ilir Bojku, Mentor Maqani, Adil Thaçi të mbeten në paraburgim prej 30 ditësh.
Ndërsa Rrahim Hashimi është liruar, edhe pse i njëjti u arrestua dje në Vushtrri, nën dyshimin për përfshirje në grupin tashmë të njohur si ‘Curri’.

Duhet përkujtuar që në seancën e sotme, Prokurori i rastit ka kërkuar 30 ditë paraburgim për të gjithë të dyshuarit për fajde, mashtrim dhe detyrim.
Ndryshe në arrati vazhdojnë të jenë edhe Ekrem Lika e Zekë Jasiqi.
Dyshohet se vlera e përgjithshëm që të dyshuarit kanë përfituar në mënyrë të paligjshëm arrin shifrën 2.5 milionë euro, por që dëmi i përgjithshëm i shkaktuar nga këta të fundit kalon shifrën gjashtë milionëshe./Indeksonline/