75 Mall Live Search
13:56 / E Hënë, 20 Janar 2020 / indeksADMonline

Katër opsionet e mundshme për Kosovën, sipas analistit kosovar

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka pranuar propozimin për mandatar të Qeverisë. Ndërsa ka deklararuar se dekretin presidencial me emrin për kandidat për kryeministër e ka dërguar në Kuvend.

Nga ana tjetër, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i mandatuar për ta formuar Qeverinë e re të Republikës së Kosovës, ka 15 ditë kohë për të lidhur koalicionin me subjektet politike në mënyrë që t’i sigurojë votat e mjaftueshme, në të kundërtën humb të drejtën për ta bërë Qeverinë, transmeton IndeksOnline.

E, njohësi i çështjeve politike, Rrahman Paçarizi, ka dhënë një skenar të mundshëm me katër opsione se çfarë po të ngjajë më tej:

Këto janë opsionet e Paçarizit:

1. Albini propozon Qeveri të pakicës që votohet nga LDK-ja dhe pakicat. Votohet buxheti dhe bllokohet Qeveria. Brenda 3 deri 6 muaj shkohet në zgjedhje të reja;

2. Konjufca jep doreheqjen. LDK-së i digjen kartat dhe detyrohet me hy në Qeveri. VV-ja realizon synimet dhe fiton heroin – Glaukun;

3. Albini nuk arrin të sigurojë partner dhe e djeg mandatin. Situata komplikohet dhe vendi shkon pashmangshem ne zgjedhje. VV-LDK dobesohen;

4. Formohet Qeveria sipas pikës 1 ose 2. Thaçi jep doreheqjen. Nuk zgjidhet presidenti dhe vendi shkon në zgjedhje.