Katër orë pritje në Merdarë, ja sa po zgjasin pritjet në pikat tjera kufitare

Deri në katër orë po zgjasin për momentin pritjet për të dalë nga Kosova, përmes pikës kufitare në Merdarë.
E për të dalë nga Jarinja, pritjet po arrijnë deri në një orë, njofton Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
Pritjet për dalje nga Muçibaba e Dheu i Bardhë, zgjasin deri në 10 minuta, ndërsa në pikat tjera deri në 5 minuta.
