75 Mall Live Search
14:27 / E Mërkurë, 26 Maj 2021 / OSH

Katër persona bëhen për spital nga aksidenti në Hajvali

IndeksOnline raportoi më parë për një aksident trafiku që ka ndodhur mesditën e sotme në Hajvali të Prishtinës.

Në këtë aksident janë përfshirë tre automjete teksa janë lënduar katër persona.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për IndeksOnline tha se të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 11:30 në Hajvali, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore ku janë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti mes tjerash tha se me rastin po merret njësiti i trafikut.