21:20 / E Diele, 18 Korrik 2021 / AR

Katër persona goditen rëndë nga rrufeja në Ohër

Të paktën 13 persona raportuan lëndime ose trauma të shkaktuara nga rrufeja gjatë stuhisë që goditi rajonin e Ohrit rreth orës 3 pasdite.

Sipas Alsat M, bubullimat goditën lokalitetin “Orevçe” afër plazhit pranë Gradishtës në Liqenin e Ohrit, trasnmeton Klankosova.tv.

Këta janë njerëz nga disa qytete të vendit, katër prej të cilëve pësuan djegie në gjymtyrë, ndërsa të tjerët ishin kryesisht pa dëmtime të dukshme, por u ankuan për përjetim të stresit, të tilla si probleme të dëgjimit, frymëmarrje etj.

Shërbimi Emergjent Mjekësor ndërhyri dhe të plagosurit u trajtuan në qendrat shëndetësore në qytet.

Kishte një stuhi të ngjashme në rajonin e Ohrit disa ditë më parë, e ndjekur me shi afatshkurtër, por intensiv, vende vende me breshër dhe rrufe.