Katër persona humbën jetën në Hungari pasi një makinë garash u përplas me shikuesit

Katër persona kanë ndërruar jetë dhe tetë të tjerë u plagosën, pasi një makinë garash u përplas me shikuesit.
Aksidenti masiv ndodhi mes Labatlan dhe Bajot këtë të dielë, shkruan Indeksonline
Gara u ndërpre pas këtij aksidenti i tmerrshëm ku la të vdekur katër përsona.
“Fatkeqësisht, jeta e katër personave nuk u shpëtua, një fëmijë me lëndime të rënda, dhe shtatë persona të tjerë me lëndime të lehta janë transportuar në spital”, thuhet në raportin e Shërbimit Kombëtar të Ambulancës.
Nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi aksidentin, por klubi i Rally Arrabona para incidentit tregoi se rruga ishte bërë me naftë dhe e rrëshiqtshme./Indeksonline/