16:40 / E Enjte, 17 Shtator 2020 / indeksADMonline

Katër persona humbin jetën nga COVID-19 në Shqipëri, 132 raste të reja

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 4 persona me COVID -19, ndërsa janë infektuar 132 raste të reja. Gjithashtu janë shëruar 55 persona nga virusi. Gajtë 24 orëve të fundit janë kryer 817 testime dhe janë konfirmuar 132 raste të reja. Rastet ditore të identifikuara janë si rezultat i gjurmimit, testimit dhe hetimit epidemiologjik.

Nga të gjithë të infektuarit 24 raste janë në ë Tiranë, 15 në Gjirokastër, nga 10 raste në Korçë, Elbasan, nga 8 raste në Krujë, Lezhë, nga 7 raste në Shkodër, Durrës, nga 6 raste në Kukës, Berat, nga 5 raste në Dibër, Malësi e Madhe, nga 3 raste në Has, Pustec, nga 2 raste në Kavajë, Pukë, Tropojë, Pogradec, Bulqizë, nga 1 rast në Lushnje, Vlorë, Kamëz, Mat, Maliq.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka kërkuar që të mos neglizhohen shenjat e sëmundjes dhe në çdo rast të kontaktohet urgjenca kombëtare në numrin 127.