Katër persona kanosin një viktimë, në Prizren
Një rast i kanosjes është evidentuar në Prizren, ku një person dyshohet të jetë kanosur nga katër të dyshuar.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:20, në rrugën “William Walker”, shkruan IndeksOnline.
Sipas policisë, katër të dyshuarit janë arrestuar dhe intervistuar.
Tre nga ta, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.
Ndërkaq, një nga të dyshuarit u lirua në procedurë të rregullt./IndeksOnline/

