75 Mall Live Search
10:29 / E Martë, 05 Gusht 2025 / Z S

Katër persona merren në pyetje për rastin në Lipjan, ku një person u gjet i varrosur në një arë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në fshatin Baincë të Lipjanit, ku është gjetur i vdekur dhe i groposur një burrë që sipas informacioneve është Enver Bajraktari.

Ai ditë më parë ishte raportuar si person i zhdukur.

Për rastin ka folur policia, e cila ka zbardhur detajet e fundit për ngjarjen e trishtë.

“Në një arë është gjetur i varrosur një trup i pajetë, mashkull rreth moshës 50-60- vjeçare, trupi i cili sipas IML-së është i freskët. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe prokurori kujdestar bashku me njësinë e zhvarrimit e kanë nxjerr trupit e pajetë, momentalisht nuk dihet identiteti i tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu, bëhet e ditur se në lidhje me rastin janë intervistuar katër dëshmitarë./Indeksonline