75 Mall Live Search
08:45 / E Enjte, 12 Shtator 2019 / indeksADMonline

Katër persona të arrestuar në Gjilan, për armëmbajtje pa leje

Policia e Rajonit përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se ka vënë në pranga katër persona, që të gjithë për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.

“Me 07 shtator 2019, rreth orës  16:30, në  fshatin  Pasjak , komuna Novobërdë   

Policia e Kosovës njësitet e hetimeve nga stacioni  policor i  Gjilanit, pas informatave të marra përmes rrugëve operative se i dyshimti shqiptar shtetas i Kosovës me banim në këtë fshat  posedon armë.  I dyshimti është sjell në zyrat e stacionit policor në Gjilan. Më pas është  bastistisë shtëpia dhe objektet përcjellëse dhe gjatë kontrollit , është gjetur dhe  konfiskuar një pushkë gjysëmautomatike,Modeli-M-59(PAP), prodhim jugosllav, tridhjetë e shtatë (37) copë  fishekë cal.7.62 mm dhe 21 copë fishekë cal.7.65 mm, si dhe një karikator të zbrazur. Rasti i referohet PTH”, thuhet në raport.

Derisa arrestimi i tre personave të tjerë është bërë në fshatin Veleknicë.  

“Në fshatin  Velekincë, komuna Gjilan, pasi janë identifikuar nga policia e Kosovës tre  të dyshuarit që të gjithë shqiptar shtetas të Kosovës  janë arrestuar pasi që gjatë muajit Gusht, dyshohet se  kanë shtënë me armë zjarri (pistoleta) .

Të dyshuarit dyshohet të jenë të involvuar edhe në shitblerjes dhe po ashtu dyshohet se edhe i kanë huazuar në mes vete dy pistoleta :  Zoraki M906-B te cal.7.65 mm dhe  Ekol Furat Compact cal.9 mm , me pes (5) copë  fishek të cilat janë konfiskuar si prova materiale për gjykatë. Të dyshuarit ndalohen për 48 h. Rasti i referohet PTH”./Indeksonline/