18:05 / E Shtunë, 01 Qershor 2024 / Gj. Sh

Katër persona të lënduar nga aksidenti në afërsi të Sllatinës

Katër persona janë lënduar pas një aksidenti të rëndë trafiku, ku janë përfshirë tri vetura në autostradën ”Ibrahim Rugova”, në afërsi të Sllatinës.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

Ai tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:00.

”Policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (te Parku i Biznesit). Njësiti policor, që i është përgjigjur rastit, njofton se në aksident janë përfshirë tri vetura, katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, ka thënë ai.

Indeksonline ju sjell pamje: