15:19 / E Shtunë, 14 Shtator 2019 / indeksADMonline

Katër persona të lënduar nga aksidenti në Penuh të Podujevës

Gjatë ditës së sotshme ndodhi një aksident trafiku mes dy veturave në fshatin Penuh të Podujevës.

Për këtë rast Indeksonline kontaktoi Zëdhënesen e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Ajo tregoi se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar katër persona.

“Rreth orës 12:30 kemi marre informate për një aksident trafiku me lëndime ne fshatin Penuh te Podujevës. Ne aksident kane qene te përfshira  dy vetura te cilat ishin ne lëvizje. Si pasoje e aksidentit lëndime trupore kane pësuar  katër persona, te cilët janë dërguar per tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut.”, u shprehë ajo./Indeksonline/