11:28 / E Martë, 19 Mars 2019 / indeksADMonline

Katër persona të lënduar pas një sulmi me thikë në një shkollë në Oslo

Një sulmues ka lënë të plagosur me thikë një mësues dhe tre anëtarët të tjerë të stafit në një shkollë në kryeqytetin e Norvegjisë, Oslo.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, sulmuesi është arritur të arrestohet, por që motivi i këtij incidenti nuk dihet.

Katër personat e lënduar në këtë rast janë dërguar për tretman mjekësor ndërsa nga policia është bërë e ditur se janë duke mbledhur të gjitha provat e nevojshme lidhur me rastin, transmeton Indeksonline.

Ngjarja ka ndodhur saktësisht në shkollën Brynseng në lindje të qytetit./Indeksonline/