22:23 / E Hënë, 21 Janar 2019 / indeksADMonline

Katër personalitete që morën pjesë në varrimin e Ibrahim Rugovës që nuk janë më në mesin tonë

Sot është shënuar 13- vjetori i vdekjes së presidentit historik të vendit, Ibrahim Rugova.

Në çdo përvjetor të vdekjes  së tij, vlerësohet lartë figura dhe veprimtaria e tij, duke kujtuar të arriturat që bëri për vendin dhe popullin e tij.

Blerim Uka, fotoreporteri i Indeksonline, 13 vitë më parë kishte përcjellur nga afër varrimin e presidentit Rugova.

Ajo e cila dukshëm vërehet në këto imazhe është se pas disa vitesh, mungojnë personalitete të njoha nga fusha e politikës, e që të njëjtit ishin pjesë e varrimit të Rugovës.

Bëhet fjalë për Bajram Rexhepin, Mark Krasniqin, Nekibe Kelmendin dhe Fadil Feratin, transmeton Indeksonline.

Fadil Ferati ishte kryetar i Istogut dhe njëri prej nënkryetarëve të LDK-së.  Ai ndërroi jetë në vitin 2010.

Në këtë fotografi është edhe veprimtarja e shquar Nekibe Kelmendi, e cila tash e sa vite është ndarë nga jeta.

Kelmendi ishte Ministre e Drejtësisë dhe njëkohësisht një funksionare e lartë në LDK. Ajo ndërroi jetë në vitin 2011.

Nga ana tjetër, Mark Krasniqi ishte shkrimtar dhe akademik i njohur. Po ashtu ishte kryetar i Partisë Demokristiane të Kosovës. Ai shkroi 20 libra me tematike të ndryshme. Krasniqi ndërroi jetë në vitin 2015.

Bajram Rexhepi ishte kryeministër i Kosovës  gjatë viteve 2003-2004. Politikën e la në vitin 2014 për të vazhduar profesionin e tij si kirurg. Ndërroi jetë në vitin 2017-të pas një sëmundje të rëndë.

Të gjitha këto figura politike ishin miq të ish- presidentit Rugova. Përveç këtyre, në funeralin e Rugovës morën pjesë delegacione të ndryshme nga e gjithë bota. /Indeksonline/