75 Mall Live Search
09:27 / E Premte, 31 Gusht 2018 / indeksADMonline

Katër personat e armatosur që grabitën dje bankën me maska, ikën drejtë Pejës

Indeksonline raportoi dje për grabitjen e një filiale të TEB Bankës në Fushë Kosovë, në të cilën persona të maskuar vodhën disa para.

Në raportin 24 orësh, Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin në fjalë, duke njoftuar se ishin katër persona të maskuar që kryen grabitjen me armë.

“Në rrugën ‘Nëna Terezë’ në Fushë Kosovë, katër persona të maskuar nën kërcënimin e armëve kanë grabitur nga filiali i bankës një shumë parash dhe janë larguar me një veturë pa targa në drejtim të Pejës. Sipas arkëtarëve të bankës dy nga të dyshuarit kanë qenë me armë automatike kallashnikov ndërsa njëri prej të dyshuarve ka pasur një revole. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti në hetime’, thuhet në raport.

Ndërsa në përgjigjen e djeshme për Indeksonline, policia njoftoi se po punon me përkushtim që të identifikoj të dyshuarit dhe vendndodhjen e tyre.