75 Mall Live Search
11:17 / E Hënë, 19 Gusht 2024 / k.v

Katër personat e goditur nga rrufeja në Prevallë ndodhen jashtë rrezikut për jetën

Një grua dje humbi jetën në mesditë pasi është goditur nga rrufeja në Prevallë të Prizrenit.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në Spitalin rajonal në Prizren.

Po ashtu, lëndime kanë pësuar edhe katër personat që ishin në  afërsi por sipas mjekëve kujdestarë gjendje e tyre është stabile-jashtë rrezikut për jetën, transmeton IndeksOnline.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./IndeksOnline/