75 Mall Live Search
09:10 / E Hënë, 24 Gusht 2020 / C E

Katër pritjet e jashtëzakonshme te Neuer në finalen e Ligës së Kampionëve

Bayern Munchen është shpallur kampion i Evropës pasi në finale mposhti PSG-në me rezultat minimal 1-0.

Ky triumf erdhi edhe falë paraqitjes mjaftë të mirë të portierit, Manuel Neuer, shkruan Indeksonline.

Kapiteni i Bayernit bëri katër pritje mjaftë të mira që ia mohuan golat lojtarëve të Parisit.

Pritja e dyfishtë nga Neymar

Rasti i parë në ndeshje, Neuer ishte përball me brazilianin duke e pritur një gjuajtje një me një e më pas edhe gjuajtjen e dytë.

Mundësia e Mbappe

Kjo ndoshta është një pritje tepër e thjeshtë për të, por Mbappe ishte shumë afër portës kur gjuajti.

Ndal edhe Marquinhon

Neuer arriti të ndal edhe një gjuajtje shumë të fortë edhe nga Marquinhos.

Mbappe ndalet për herë të dytë

Edhe pse ishte në poziocion jashtë loje, Neuer kreu punën e tij dhe ndali një gjuajtje të fortë nga Mbappe. /IndeksOnline/