Katër punëtorë të mbyllur në një makinë dhe të djegur të gjallë në Itali
Policia italiane ka arrestuar dy shtetas pakistanezë për vrasjen e katër punëtorëve të fermave, përfshirë tre afganë dhe një pakistanez, trupat e të cilëve u gjetën në një makinë të djegur në jug të Italisë, raportuan mediat italiane.
Sipas Corriere della Sera-s, pamjet e kamerave të sigurisë nga stacioni i benzinës tregojnë dy persona që bllokojnë derën e një furgoni nga jashtë dhe derdhin lëng të ndezshëm në automjet. Në një moment, shpërthen një zjarr dhe dy personat largohen nga vendi i ngjarjes.
Gazeta shkruan se në muajt e fundit, në atë zonë kanë ndodhur 14 raste të djegies së makinave dhe furgonëve në të cilët ndodheshin pakistanezë. Kjo është një zonë ku ka tensione të mëdha midis migrantëve për shkak të shpërndarjes së punës bujqësore, lejeve të qëndrimit dhe akomodimit.
“Vrasja e tmerrshme e katër punëtorëve bujqësorë në Kalabri na ka tronditur të gjithëve. Italia nuk do të tërhiqet përballë dhunës dhe barbarisë. Është thelbësore të hidhet dritë e plotë mbi këtë krim të tmerrshëm dhe të sillen të gjithë ata që janë përgjegjës para drejtësisë”, reagoi kryeministrja italiane Giorgia Meloni ndaj Xu .
Sindikata më e madhe e Italisë foli gjithashtu për vrasjen, duke thënë se ishte një akt “tmerri i papërshkrueshëm” dhe njoftoi një protestë./Indeksonline/

