18:18 / E Diele, 16 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Katër raketa goditën bazën e koalicionit ushtarak amerikan, në Bagdad

Të paktën katër raketa goditën një seli të koalicionit ushtarak të udhëhequr nga SHBA në Bagdad

Derisa raportohet se nuk ka viktima, përcjellë Indeksonline.

Uashingtoni ka fajësuar grupet paraushtarake të mbështetur nga Irani për hedhjen e raketave dhe granatime të bazave që strehojnë forcat amerikane në Irak dhe zonën përreth Ambasadës Amerikane në Bagdad.

Një sulm muajin e kaluar goditi vetë kompleksin e ambasadës dhe një sulm me raketa në një bazë ushtarake në veri në dhjetor vrau një kontraktues civil të SH.B.A. -së.

Nuk ka pasur pretendime për sulmet./Indeksonline/