75 Mall Live Search
10:52 / E Enjte, 09 Janar 2025 / FR

Katër raste të dhunës në familje raportohen brenda 24-orëve

Brenda një periudhe 24-orëshe, janë raportuar katër raste të dhunës në familje, ku si pasojë janë marrë masa nga organet e rendit.

Në Prishtinë, më 7 janar 2025 rreth orës 13:00, një mosmarrëveshje ka përfunduar me dhunë psikike ndaj një gruaje nga një burrë.

Rasti është proceduar sipas rregullave me vendim të prokurorit.

Një tjetër rast u raportua në Prishtinë, më 8 janar 2025, rreth orës 19:00, ku një burrë dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj një gruaje.

Policia ka nisur veprimet e nevojshme për trajtimin e mëtejshëm të rastit.

“Prishtinë  07.01.2025, 13:00. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar i ka shkaktuar dhunë psikike viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Prishtinë 08.01.2025-19:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet policore për procedurat e mëtejme”, thuhet në raportin e PK-së. 

Një rast i ngjashëm ndodhi në Pejë, më 8 janar, në orën 15:35, ku pas një konflikti verbal, një burrë dyshohet se i shkaktoi dhunë psikike një gruaje.

“Pejë  08.01.2025, 15:35. Eshtë raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar i kishte shkaktuar dhunë psikike ankueses femër kosovare. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

I dyshuari u arrestua dhe, pas intervistimit, u dërgua në mbajtje me vendim të prokurorit.

Në Gjakovë, po më 8 janar, rreth orës 14:00, një burrë në gjendje të dehur, dyshohet se tentoi të sulmonte fizikisht një burrë tjetër.

Edhe në këtë rast, i dyshuari u arrestua dhe u dërgua në mbajtje.