75 Mall Live Search
11:11 / E Premte, 29 Shtator 2023 / k.v

Katër raste të kalimit ilegal të kufirit afër Jarinjes

Katër raste të kalimit të paautorizuara të kufirit janë regjistruar gjatë së enjtes në Bitricë të Leposaviqit, vend ky afër pikës së kalimit kufitar në Jarinje, transmeton IndeksOnline.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rastet kanë qenë të ndara ndërsa kanë ndodhur pasditen e së enjtes.

Veturat e ndaluara ishin me targa të Serbisë ndërsa të gjithë shoferët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë i policisë:

KALIM I PAAUTORIZUAR I KUFIRIT

·         Fsh. Bitricë, Leposaviq. 28.09.2023 – 14:20. Është ndaluar një veturë me targa të Serbisë me vozitës mashkull kosovar nën dyshimin se ka hyrë ilegalisht nga Serbia në Republikën e Kosovës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

·         Fsh. Bitricë, Leposaviq. 28.09.2023 – 14:20. Është ndaluar një veturë me targa të Serbisë me vozitësin mashkull shtetas i Serbisë nën dyshimin se ka hyrë ilegalisht nga Serbia në Republikën e Kosovës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

·         Fsh. Bitricë, Leposaviq. 28.09.2023 – 17:40. Është ndaluar një veturë me targa të Serbisë me vozitës mashkull kosovar nën dyshimin se ka hyrë ilegalisht nga Serbia në Republikën e Kosovës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

·         Fsh. Bitricë, Leposaviq. 28.09.2023 – 17:40. Është ndaluar një veturë me targa të Serbisë me vozitësin mashkull kosovar dhe pasagjerin mashkull kosovar nën dyshimin se kanë hyrë ilegalisht nga Serbia në Republikën e Kosovës. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.