10:42 / E Shtunë, 22 Prill 2023 / Gj. Sh

Katër raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se 4 persona janë infektuar me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Gjatë këtyre orëve nuk është regjistruar asnjë viktimë teksa nga ky virus janë shëruar 5 persona.

Numri i rasteve aktive është 41, ndërsa 7 persona janë të hospitalizuar./IndeksOnline/