Katër raste të rrahjes brenda ditës në rajonin e Prishtinë
Katër raste të rrahjeve kanë ndodhur brenda 24 orëve të fundit në Rajonin e Prishtinës. Policia ka bërë të ditur se dy raste kanë ndodhur në Prishtinë, një në Drenas dhe një në Obiliq.
“Viktima mashkull ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që ishte i goditur nga tre persona të panjohur në Prishtinë. Sipas mjekut, viktima është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftimin e Policisë, transmeton Indeksonline.
Sipas policisë, në Drenas është arrestuar një person, pasi i njëjti ka sulmuar viktimën mashkull. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Edhe në Obiliq është arrestuar një i dyshuar, pasi i njëjti dyshohet se ka goditur viktimën mashkull, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima gjendet në QKUK për tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ndërsa në rastin tjetër që ka ndodhur në Prishtinë, pas një mosmarrëveshje ka ardhur deri te rrahja në mes dy të dyshuarve meshkuj. Njëri nga të dyshuarit dhe një viktimë femër e cila ka ndërhyrë gjatë rrahjes, janë lënduar dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./Indeksonline/