Katër shtete mbështesin hapjen e negociatave për anëtarësimn e Shqipërisë në BE

Ministri i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj, ka bërë të ditur se katër shtete po e mbështesin hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, shkruan IndeksOnline.
Sipas Cakajt, Polonia, Lituania, Letonia dhe Estonia u pajtuam se Shqipëria ka përmbushur të gjitha kushtet për të filluar bisedimet për anëtarësim.
“Edhe një lajm i mirë për Shqipërinë
Polonia, Lituania, Letonia dhe Estonia njëzëri mbështesin hapjen e negociatave për anëtarësim …
Këtë e konfirmuan sot, në Tiranë, Ministri i Jashtëm i Polonisë, Jacek Czaputoëicz, i Letonisë, Edgars Rinkēvičs, i Lituanisë, Linas Antanas Linkevičius dhe Nënsekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane në Ministrinë e Jashtme të Estonisë, Märt Volmer.
Bashkërisht u pajtuam se Shqipëria ka përmbushur të gjitha kushtet për të filluar bisedimet për anëtarësim dhe tani është rradha e BE-së për të marrë vendimin e madh”, ka thënë ai./IndeksOnline/