75 Mall Live Search
08:05 / E Enjte, 18 Korrik 2024 / G T

Katër skuadra shqiptare përshëndeten nga kualifikimet e UEFA Champions League

Skuadra e Ballkanit ishte e para që i dha fund aventurës në UEFA Champions League, pasi u mposht nga Santa Coloma në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Përveç skuadrës kosovare, edhe tri klube tjera shqiptare u përshëndeten nga kompeticioni më i rëndësishëm i UEFA-s, shkruan Indeksonline

Decic nga Mali i Zi u mposht nga skuadra uellsiane, TNS – duke u eliminuar kështu nga Liga e Kampionëve.

Kurse mbrëmë, dy skuadra tjera shqiptare i dhanë fund aventurës në këtë kompeticion. Bëhet fjalë për Strugën nga Maqedonia e Veriut, e cila e pati kundërshtarin më të vështirë në këtë fazë, atë të Slovan Bratislava.

Dhe kampioni i Shqipërisë, Egnatia – që pas penalltive u eliminua nga Borac Banja Luka.

Katër klubet tani do bëjnë gara në UEFA Conference League. Ballkani luan ndaj Hamrun, Decic luan ndaj Dinamo Batumi, Struga ndaj Pyunik Yerevan dhe Egnatia ndaj Vikingur Reykjavik./Indeksonline/