13:36 / E Shtunë, 28 Janar 2023 / Gj. Sh

Katër skuadra të interesuara për Zidane

Zinedine Zidane është shpesh herë në qëndër të vëmendjes të mediave, pasi ka mbetur pa punë që nga fundi i sezonit 2020/21, kur u largua nga Real Madridi.

Emri i tij u përmënd si trajneri i ardhshëm i Francës, por pas përfundimit të Kupës së Botës, Federata franceze vendosi që Didier Deschamps të vazhdoj të drejtoj kombëtarën deri në vitin 2024, shkruan IndeksOnline.

“RMC Sport” raporton se Zizo ka katër opsione para vetes për të ardhmen e tij si trajner.

Opsioni i parë është rikthimi te skuadra e Real Madridit për herën e tretë, pasi kontrata e Ancelottit skadon në fund të sezonit të ardhshëm.

Klubi tjetër i cili mund të drejtohet nga Zidane, është PSG-ja, me të cilin emri i tij u përfol shpesh herë.

Një opsion tjetër është edhe ish-klubi i tij si futbollist, Juventusi, dhe nuk përjashtohet as skuadra e Bayern Munchen./IndeksOnline/