07:55 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2024 / G T

Katër skuadrat angleze që sonte kërkojnë kualifikimin tutje në FA Cup

Sonte zhvillohen edhe katër ndeshje tjera në fazën e 1/8 së finales në kompeticionin më të vjetër në planet, FA Cup.

Duke filluar nga ndeshja, Chelsea – Leeds United nis spektakëli i ndeshjeve në Angli, shkruan Indeksonline

Pas humbjes në finalen e Carabao Cup, Pochettino me djemtë e tij kërkojnë kualifikimin në çerekfinale, por si kundështar kanë londinezet.

Tri ndeshjet tjera, zhvillohen mes Nottingham Forest – Manchester  Unitedit, Wolves – Brighton dhe Liverpool – Southampton, kjo e fundit fillon nga ora 21:00.

Kujtojmë që mbrëmë kualifikimin tutje, siguruan skuadrat, si: Leicester City, Manchester City, Conventry dhe Newcastle United./Indeksonline/