10:52 / E Premte, 09 Prill 2021 / Blerim

Katër sulmues e zëvendësuan Muriqin te Fenerbahçe/ Asnjëri s’e arriti me statistika!

Skuadra e Fenerbahçes assesi të gjejë zëvendësues ideal për sulmuesin, Vedat Muriqi.

Lojtari i Kombëtares së Kosovës gjatë verës së vitit 2020 u largua nga Superliga e Turqisë dhe u transferua te Lazio, shkruan IndeksOnline

Për ta zëvendësuar boshllëkun e lënë nga Muriq, Fenerbahçe bëri katër përforcime: Samatta, Thiam, Valencia dhe Cisse.

Katër sulmuesit deri tani kanë shënuar 21 gola (Samatta 5 gola, Thiam 6 gola, Valencia 6 gola dhe Cisse 4 gola, kurse Vedat Muriqi i vetmuar në sezonin e kaluar kishte shënuar plotë 15 gola.

Basketbollistja e njohur turke, Olcay Cakir përmes një interviste të shkurtër për ‘beINSport’ tha se Fenerbahçe duhet të shikoj për një sulmues të stilit Vedat Muriqi.

“Fenerbahçe duhet të shikoj për një lojtar të stilit Muriq. Ai ishte një forcë e rëndësishme e klubit”, ka thënë Cakir.

Kujtojmë që te Lazio, Vedat Muriqi ka shënuar vetëm një gol./IndeksOnline/