16:37 / E Premte, 01 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Katër talentët me të cilët po krenohet Llapi e Batatina

Tahir Batatina është njëri ndër trajnerët i cili u jep hapsirë shumë futbollistëve të rinj. Në duel me FC Drenicën, tekniku llapjan inkuadroi katër futbollistë të rinj, për të cilët pati vetëm fjalë të mira pas ndeshjes.

Përveç fitores që kemi arritur sot, gjithashtu kemi inkuadruar edhe katër futbollistë të rinj, kështu që ja kalova për një lojtarë Ismet Munishit”, deklaroi Batatina.

Kastriot Selmani (20 vjeç), Valmir Veliu (19 vjeç), Muhamet Hyseni (18 vjeç) dhe Hajdin Salihu (17 vjeç) u paraqitën për Llapin në duelin e fituar 1-0 ndaj Drenicës.

Kujtojmë që nga skuadra e Llapit drejt kampionatit të Kroacisë ishin transferuar Mirlind Daku e Festim Alidema.