09:20 / E Mërkurë, 20 Shtator 2023 / k.v

Katër të arrestuar mëngjesin e sotëm në Mitrovicë

Në orët  e mëngjesit të sotëm, njësitet policore në kuadër te Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, kanë arrestuar katër persona të kërkuar me urdhëresa gjykate.

Identifikimi dhe arrestimi i tyre është realizuar në katër lokacione te ndryshme ne zonën e Mitrovicës së Jugut.

Pas përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresave të gjykatës, personat e kërkuar janë dërguar në vuajtje të dënimeve.