75 Mall Live Search
14:46 / E Premte, 04 Shtator 2020 / indeksADMonline

Katër të arrestuar në Pejë, policia konfiskon AK 47 dhe municion

Njësitet e Stacionit Policor në Pejё, me datën 4 shtator, rreth orës 01:00, kohё e cila ёshtё e ndaluar për qarkullim me vendim tё qeverisё sё Kosovёs, nё fshatin Vitomiricё, kanё ndaluar dy automjete, njё kamionetё pa targa dhe njё veturё nissan me targa vendore.

Gjatё kontrollit nё kamionetё janё gjetur pesё copё dru teknik ndёrsa në veturën Nissan nё ulёset e prapme janё gjetur dhe konfiskuar: Njё AK 47, njё karikator i sё njejtёs armë dhe njezet e shtatё copё fishekё.

Katër persona të dyshuar janё arrestuar dhe tё njëjtit pas intervistimit me vendim tё Prokurorit tё shtetit dy nga ta, pёr veprёn penale ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’ janë dërguar nё mbajtje, ndërsa dy tё dyshuarit për veprёn penale ‘vjedhje pylli’ janë liruar në procedurë të rregullt./IndeksOnline/