75 Mall Live Search
21:29 / E Martë, 02 Korrik 2024 / Gj. Sh

Katër të arrestuar në Vërmicë, kapem rreth gjysmë kilogrami drogë

Katër persona janë arrestuar sot nga policia në pikën kufitare në Vërmicë.

Ata dyshohen për shitblerje të substancave narkotike.

Burimet e Klankosova.tv bëjnë me dije se është konfiskuar edhe një sasi e drogës e llojit marihuanë (rreth gjysmë kilogram).

Të dyshuarit janë dorëzuar më pas tek Antidroga ku do të zhvillohen procedurat e mëtejme.

Tutje bëhet e ditur se tre nga të dyshuarit janë shtetas të Kosovës, ndërkaq tjetri i Shqipërisë.

Deri më tani nuk ka informacione se për ku ishte destinuar droga.