75 Mall Live Search
08:48 / E Premte, 03 Tetor 2025 / P M

Katër të arrestuar për përleshjen në Pejë, Policia: Dyshohet se është përdorur edhe arma e zjarrit

Katër persona janë arrestuar pasi ishin përfshirë në një rrahje në  rrugën “Adem Jashari” në Pejë të enjten. Madje në këtë përleshje është përdorur edhe armë zjarri.

 “Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që janë përfshirë në një rrahje me disa persona të tjerë. Në rast dyshohet se është përdorur edhe arma e zjarrit. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia e Kosovës nëpërmjet raportit 24-orësh.