09:21 / E Mërkurë, 07 Shkurt 2024 / k.v

Katër të arrestuar për rrahjen në lagjen “Kodra e trimave” (Video)

IndeksOnline mbrëmë ka raportuar për një rrahje masive të ndodhur mes dy grupeve në lagjen ‘Kodra e Trimave’ në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se për këtë rast janë arrestuar katër persona dhe të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.

Sipas policisë, sulmi ka ndodhur të martën pas orës 22:00 në rrugën ‘Fahri Fazliu’, transmeton IndeksOnline.

“Rruga “Fahri Fazliu”, Prishtinë / 06.02.2024 – 22:20. Katër meshkuj kosovar janë arrestuar për shkak se të njëjtit si pasojë e një mosmarrëveshje ishin përfshirë në një rrahje ndërmjet vete. Të dyshuarit pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Hetimet në lidhje me rastin janë duke vazhduar ndërsa me urdhër të prokurorit rasti është hapur ‘sulm’./IndeksOnline/