Katër të arrestuar te Rruga B për prishje të rendit dhe qetësisë

Policia i ka arrestuar katër persona në rrugën B në Prishtinë, të cilët kanë pasur një mosmarrëveshje mes vete.
Personat në fjalë janë shoqëruar për në stacionin policor për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë publike.
“Më 10.06.2021 rreth orës 16:55 një qytetar në ‘Rrugën B’ ka njoftuar patrullën policore që ishte duke patrulluar në atë rrugë se aty afër disa persona janë duke u shtyrë mes vete.
Njësia policore menjëherë ka intervenuar dhe ka arritur qe ta parandalojë një rrahje, patrulla ka shoqëruar dy persona meshkuj kosovarë, te cilët së bashku me ankuesin dhe një dëshmitar janë shoqëruar për në Stacionin Policor ‘Jugu’ Prishtinë. Palët kanë deklaruar se nuk ka pasur përleshje fizike dhe nuk ka të lënduar. Për rastin është njoftuar prokurorja kujdestare e cila ka udhëzuar që rasti nuk ka elemente të veprës penale dhe të procedohet sipas Ligjit mbi Rendin dhe Qetësin Publike, si kundërvajtje”, njofton PK.