75 Mall Live Search
10:19 / E Mërkurë, 15 Korrik 2020 / indeksADMonline

4 të infektuar me koronavirusin dalin në rrugë, policia i kap

Katër persona të infektuar me koronavirusin kanë shkelur rregullat e vetizolimit gjatë ditës së djeshme.

Madje në Prishtinë personi i infektuar me COVID-19 ishte sulmuar fizikisht nga disa persona të panjohur.

Rastet e tjera janë raportuar në Shirokë, Malishevë dhe në Gjakovë.

Policia njofton se ndaj 4 të të dyshuarve është inicuar lënda.

Raporti i plotë i policisë:

Prishtinë: Raportohet se i dyshuari kosovar, i cili ishte pozitiv me Covid -19 nuk u është përmbajtur rregullave dhe vendimeve të Qeverisë për vetizolim, është hasur në rrugë ku ishte sulmuar fizikisht nga persona të panjohur. Ai është dërguar në QKUK, ndërsa me urdhër te prokurorit është iniciuar lënda.

Shirokë: Është raportuar se një i dyshuari kosovar i cili ka rezultuar pozitiv me Covid-19 nuk u është përmbajtur rregullave dhe vendimeve të Qeverisë për vetizolim. Me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda.

Malishevë: Është raportuar se një i dyshuar kosovar, i cili ka rezultuar pozitiv meCovid -19 nuk u është përmbajtur rregullave dhe vendimeve të Qeverisë për vetizolim. Me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda.

Gjakovë: Është raportuar se një i dyshuari kosovar, i cili ka rezultuar pozitiv me Covid -19 nuk u është përmbajtur rregullave dhe vendimeve të Qeverisë. Me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda.