75 Mall Live Search
09:10 / E Hënë, 02 Shkurt 2026 / F.R

Katër të lënduar në aksidentin në rrugën Prishtinë-Podujevë

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në fshatin Shakovicë të Podujevës.

Rastin për IndeksOnlinen ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ku bëri të ditur se në aksident janë përfshirë tri automjete.

“Mbrëmë  rreth orës 21:00 në fshatin  Shakovicë të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku mes tri automjeteve.

Si pasojë e aksidentit katër persona  janë lënduar.

Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që  me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti.

Më poshtë mund të shihni pamje nga aksidenti./IndeksOnline/