75 Mall Live Search
17:27 / E Martë, 19 Korrik 2022 / k.v

Katër të lënduar në një aksident afër Klinës

Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Gllarevë-Klinë, transmeton IndeksOnline.

Në aksident janë përfshirë dy automjete ndërsa në vendin e ngjarjes menjëherë ka dalë policia e trafikut.

Sipas policisë, aksidenti është raportuar në orën 15 e 20 minuta dhe menjëherë personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor./IndeksOnline/

(Foto: Arkiv)