75 Mall Live Search
20:18 / E Mërkurë, 08 Maj 2024 / S Z

Katër të lënduar në një aksident mes një veture dhe një autobusi në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë

Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku mes një veture dhe një autobusi në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë.

Këtë për “Indeksonline” e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila tha se të lënduarit ishin pasagjerë të autobusit.

“Sot rreth orës 18:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete (një veturë dhe një autobus) të cilat kanë qenë në lëvizje”, ka thënë Ahmeti.

Ndërsa ka thënë se lendime trupore kanë pësuar pasagjerët të cilët ishin në autobus.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona (pasagjerë në autobus). Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, ka thënë Ahmeti.