Katër të lënduar në një aksident në Bresje të Fushë- Kosovës

Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku, i cili ka ndodhur në orët e hershme në fshatin Bresje të Fushë-Kosovës.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, ka thënë për Indeksonlinen se në këtë aksident trafiku, i cili ka ndodhur rreth orës 05:00, kanë qenë të përfshira dy automjete dhe se të lënduar kanë mbetur katër persona. Ndërkaq me rastin po merret trafiku rajonal.
“Sot rreth orës 05:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Pejë- Prishtinë, saktësisht në fshatin Bresje, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona. Me rastin po merret Njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti./Indeksonline/